Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, pavarësisht debateve të shumta gjatë seancës së sotme, në fund kanë bashkuar votat për projektligjin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor sa i takon votës së diasporës.
Me 108 vota pro janë miratuar në tërësi ndryshimet që do të bëjnë të mundur që pagesa e postës për emigrantët shqiptarë që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të mbulohet nga shteti. Me 107 vota pro, miratohet shpërndarja e fondit 1.5 mln euro partive për 11 majin.
Ndërkohë, nuk u pranua propozimi i PD që edhe emigrantëve të cilët nuk kanë pasaportë shqiptare, t’u lejohet votimi. PS pretendoi se kjo mund të linte hapësira manipulimi. Versus.al







