Ka nisur sot paketimi i zarfeve dhe vulosja e fletëve të votimit për shqiptarët e diasporës të cilët do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Procesi po kryhet në Parkun Olimpik dhe në total janë mbi 245 mijë fleta votimi të cilat do të paketohen për t’u dërguar më pas në adresat përkatëse.
Në shtetet e Evropës, zarfet me fletët e votimit do të mbërrijnë nga data 15 deri më 22 prill. Ndërsa në kontinentet e tjera, afati për mbërritjen e zarfeve me anë të shërbimit postar shtrihet nga data 15 deri më 25 prill.
Zarfet do t’u mbërrijnë emigrantëve shqiptarë në adresat e banimit që ata kanë deklaruar dhe pasi të shprehin vullnetin e tyre me votë, qytetarët do të kontaktojnë me shërbimin postar për të dërguar mbrapsht fletën e votimit që do të numërohet në Shqipëri. Versus.al








