
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e Enkelejd Alibeajt për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës së Partisë Demokratike.
Vendimi u mor ditën e sotme, 10 shtator nga Kolegji Civil i përbërë nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi.
Gjykata e Apelit në vendimin e datës 11 qershor, i kaloi PD-në ish-kryeministrit Berisha me arsyetimin se grupi i Lulzim Bashës nuk legjitimohej si palë në process me me përfaqësues Enkelejd Alibeajn i cili autorizuar me shkrim nga Lulzim Basha.
Sipas Apelit, ankimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj në kushtet kur Lulzim Basha kishte dhënë dorëheqjen nga kryetar i PD dhe si i tillë autorizimi ka humbur efektet juridike prej datës 21 mars 2022, pavarësisht se Basha nuk e kishte dorëzuar dorëheqjen në gjykatë, por sipas Apelit ky është një fakt i njohur botërisht.
Kujtojmë që vendimi i Apelit la në fuqi vendimin e 25 marsit 2022, të ish-gjyqtarit Agron Zhukri./Versus.al







