
Erion Veliaj sot do të dalë për disa orë nga qelia e paraburgimit në Durrës për të qenë i pranishëm në seancën publike që do të mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese në orën 10:00 kur do të shqyrtohet ankimi i tij kundër vendimit të qeverisë për ta shkarkuar si kryebashkiak më 25 shtator.
Relatore do të jetë gjyqtarja Sonila Bejtja. Vetë Veliaj kishte shprehur vullnetin për të qenë në seancë dhe për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese i dërgoi kërkesë drejtorisë së burgjeve nga ku u dha leja që Veliaj të ishte i pranishëm në seancë.
Pasi këshilli bashkiak i Tiranës votoi me shumicë votash shkarkimin e Veliajt, këshilli i ministrave e miratoi më datë 25 shtator duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme me Begajn që caktoi datën 9 nëntor.
Por ky dekret i tijpër datën e zgjedhjeve u pezullua për shkak se Veliaj ankimoi vendimin. Zgjedhjet në Tiranë mbeten të pezulluara derisa gjykata të dalë me një vendim përfundimtar sa i takon shkarkimit të Veliajt. Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       


 
	                        
	                        
	                        
	                       