Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se 25 shkurti është afati i fundit që partitë politike kanë në dispozicion për t’u regjistruar si garuese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndërsa më 12 mars përfundon afati për dëgimin e listave me kandidatët për deputetë.
“Data 25 shkurt është data kur përfundon afati i partive për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Do kemi edhe një komunikim tjetër për t’i bërë me dije të gjitha partive politike për këtë ndryshim edhe pse ligji është publik dhe prespupozohet se të gjithë marrin dijeni për të. Më 7 mars përfundon afati për dërgimin e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. Më 12 mars përfundon afati për depozitimin e listave shumëemërore të kandidatëve.
Më 25 mars nëse nuk do ketë ankime, KQZ mund të fillojë procedurat për prodhimin e fletëve të votimit. Shtesa prej 10 ditësh që duhet të përgatisim dokumentacionin zgjedhor e ka adresuar shqetësimin tonë për përgatitjen e dokumentacionit”- tha Celibashi, kreu i KQZ.
Më tej ai bëri me dije se në total janë mbi 170 mijë zgjedhës të rinj në këto zgjedhje, përfshirë edhe ata të cilët mbushi moshën 18 vjeç deri më 11 maj.
“57 mijë e 98 zgjedhës që mbushin moshën 18 vjeç dhe janë 114.780 janë zgjedhës të rinj të cilët një ditë pas zgjedhjeve të 2023-it kanë mbushur moshën 18 vjeç”- shtoi Celibashi. Versus.al







