Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga retraite dyditor me kabinetin qeverisë ku sipas burimeve për Versus.al është diskutuar në lidhje me emrat e kandidatëve që Partia Socialiste do të propozojë në garën zgjedhore.
Këtë të diel kreu i qeveriSë nisi takimet konsultative kokë më kokë me të gjithë drejtuesit politik të 12 qarqeve.
Vendimi përfundimtar për listat pritet të merret më 12 mars, gjatë mbledhjes së kryesisë së PS-së.
Nga ana tjetër, vetë kryeministri Rama pritet të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Ai e ka bërë të qartë angazhimin e tij për të udhëhequr fushatën në kryeqytet, sidomos pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj./Versus.al







