POLITIKË /

Zgjedhjet në Himarë, reagon Gjikuria: Rezultati si pasojë e transformimit të listës, qëllimi pasja e një kryebashkiaku të dobët

"Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij", shkruan Petro Gjikuria në deklaratën e tij.

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet në Himarë, reagon Gjikuria: Rezultati si pasojë e

Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria i cili doli i humbur nga zgjedhjet e 4 Gushtit, ka reaguar me anë të një deklarate për media.

Gjikuria shkruan se, rezultati i djeshëm ishte pasojë e transformimit të listës.

‘Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij’, shkruan Petro Gjikuria në deklaratën e tij.

Deklaratë e Petro Gjikurisë:

Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri.

Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë. Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin.

Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.