Portugalia vendosi kualifikimin e saj në fazën tjetër të "Euro 2024" brenda 28 minuave lojë përballë Turqisë.
Ka qenë Bernardo Silva ai i cili shënoi në minutën ’21 ndërsa më pas turqit bënë një gabim fatal duke shënuar autogol pas një keqkuptimi mes mbrojtësve dhe portierit të skuadrës.
Në minutën '55, Bruno Fernandes çoi topin në rrjetë pas një asistimi surprizë nga Cristiano Ronaldo i cili u gjend përballë portierit por zgjodhi t'i jepte golin shokut të tij të skuadrës. Versus.al







