AKTUALITET /

Princ Leka akuzoi policinë, zbulohet kush e shpërndau videon e sherrit në pallatin mbretëror

Sipas hetimeve, rezulton se videoja është publikuar nga vetë Princ Leka sepse vetëm ai i kishte pamjet e plota të sherrit me Elia Zaharian dhe babain e saj Gjergj Zaharia.

Shkruar nga B.V
Princ Leka akuzoi policinë, zbulohet kush e shpërndau videon e sherrit
Pamjet e sherrit të filmuara nga Princ Leka

Tiranë- Pasi kaloi për gjykim dosjen e dhunës në familjen mbretërore, mes Princ Lekës, Elia Zaharias dhe babait të saj, Gjergj Zaharia, prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimet për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Në deklarimet e bëra, Princ Leka hodhi dyshimet se videoja është nxjerrë nga strukturat e policisë ose prokuroria kur ai vetë dorëzoi pamjet. Por pas përfundimeve të hetimeve, prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin se video ka dalë nga vetë Princ Leka i cili e filmoi materialin dhe e mbante në telefonin e tij të cilin nuk e dorëzoi në prokurori me arsyetimin se e kishte thyer nga stresi.

Sipas verifikimeve rezulton se videoja i është dërguar mikeshës së tij, Blerta Celibashit me të cilën dyshohet se është në një lidhje romantike. Kjo e fundit, i ka kaluar pamjet në kancelari për t’i marrë në USB. Kur prokuroria i ka kërkuar celularin Blerta Celibashit, ajo ka deklaruar se e ka future në lavatriçe.

Punonjësja e kancelarisë shprehet se videoja është fshirë dhe se nuk ka pasur mundësi ta shpërndajë. Në përfundim të hetimeve, prokuroria bën përgjegjës vetë Princ Lekën për publikimin e pamjeve sepse janë më të gjata nga ato çfarë ka prokuroria.

Ndarja e Princit nga Elia Zaharia bëri bujë të madhe, me dyshimet ku thuhet se çifti ishin prej kohësh në një martesë të krisur. Shkak thuhet se është bërë lidhja e princ Lekës me fotografen e ish-çiftit, Blerta Celibashi. Madje ata janë shfaqur shpesh herë në publik bashkë, por ende nuk e kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. Versus.al

Poll