AKTUALITET /

Tre të plagosur nga përplasja e dy makinave në Qafë Murriz, rradhë kilometrit në rrugën e Arbrit 

Shkruar nga Versus

Tre të plagosur nga përplasja e dy makinave në Qafë Murriz,

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit, në Qafë Murriz. Dy automjete tip Benz janë përplasur kokë më kokë, ndërsa pasagjerët kanë pësuar lëndime të lehta.

Nga aksidentet janë regjistruar dëme të mëdha materiale.

Si rezultat i përplasjes së dy makinave të fundit është bllokuar qarkullimi duke shkaktuar radhë kilometrike në te dy anët e lëvizjes.

Informacion paraprak

Më datë 20.09.2024, në Qafë Murriz, mjeti me drejtuese shtetasen H. H., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. Sh.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja A. Xh. (pasagjere në automjet me shtetasin G. Sh.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Poll