Një aksident ku janë përfshirë 3 automjete u rregjistrua mbremjen e së shtunës në Qafë Plloçë, në aksin Korçë-Pogradec, .
Fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në njerëz, por bëhet e ditur se ka dëme të shumta materiale.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur nga shpejtësia tej normave të lejuara dhe manovrës së gabuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur të plotë rastin e aksidentit.







