Tiranë- Kur kanë kaluar rreth 4 muaj nga zjarri që përfshiu urgjencën e QSUT në 11 shkurt të këtij viti, kanë përfunduar punimet dhe dhomat janë gati për pacientët.
Mësohet se shërbimi do të rikthehet në javën e parë të qershorit.
Nga ngjarja, fatmirësisht nuk pati asnjë pacient të dëmtuar ndërsa dyshohet se shkak për zjarrin u bë një shkëndijë elektrike.
Policia nisi një procedim penal për veprën “shkatërrim i pronës me zjarr” për të dokumentuar vlerën e dëmit të shkaktuar dhe personat përgjegjës për ngjarjen që mund të kishte rezultuar fatale. Versus.al







