BOTA /

Ramush Haradinaj hedh akuza të rënda ndaj Albin Kurtit: Zbaton agjentën ruse! Është rekrutuar në burg nga serbët!

Shkruar nga B.SH
Ramush Haradinaj hedh akuza të rënda ndaj Albin Kurtit: Zbaton
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka hedhur sërish akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurtin duke u shprehur se ky i fundit është i rekrutuar nga Serbia në kohën kur ai ndodhej në burg.

“Unë po ju them që Albin Kurti është i rekturuar në burgun e Serbisë. Ka qenë edhe para se të shkojë në Serbi i afërt me serbët, këtu në Prishtinë, ka kaluar kohë më shumë Albin para se me u bë zëdhënës i UÇK-së, nuk e di si ka ardh deri aty, e shpjegon historia që është i rektrutun” është shprehur Haradinaj.

Gjithashtu Haradinaj ka shtuar se Kurti zbaton agjendën ruse, që sipas tij ka për qëllim largimin e Kosovës nga SHBA-ja dhe NATO-ja.

“Të gjitha këto akte i ka mbulesë për me na shkaktu një rrezik të madh, që është me largu nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike. Ky njeri zbaton agjendën ruse dhe e mbulon vetën e vet kundër vendit të vet me këto aktet populiste”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

 

Poll