
Artisiti i njohur, Flori Mumajesi ka bërë lëvizjen më të fundit në faqen e tij në Instagram, duke lënë kështu një mesazh për fansat.
Ai ka ndryshuar foton e profilit të mëparshme, duke e zëvendësuar me një tjetër me sfond të bardhë ku mbi të shkruhet “Pak Flor”.
Ajo që ka dashur të nënkuptojë artisti është paksa e paqartë, por nga fansat është përkthyer si një shënjë e rikthimit të tij me ndonjë album apo koncert.
Rikujtojmë se Flori Mumajesi ka shumë kohë që është larguar nga jeta publike duke lënë pezull edhe shumë projekte të premtuara, një prej tyre edhe me Luiz Ejllin.
Diçka që ka rënë në sy është edhe prishja e miqësisë me Brunon, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë prej vitesh. Dyshja nuk ndiqen në rrjete sociale me njëri-tjetrin, ndërkohë që mes tyre qëndron Klajdi Haruni, i cili ka miqësi me të dy djemtë.
/ Versus.al







