POLITIKË /

Rithemelimi proteston sot sërish para bashkisë Tiranë, policia njofton masat e marra

Për siguriën e qytetarëve, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në bulevardin kryesor pranë bashkisë gjatë kohës që zhvillohet protesta e Rithemelimit.

Shkruar nga Versus
Rithemelimi proteston sot sërish para bashkisë Tiranë, policia
Protestë e Rithemelimit para bashkisë Tiranë

Tiranë- Ditën e sotme Rithemelimi pritet të zhvillojë protestën e radhës para bashkisë së Tiranës ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta është njoftuar të nisë rreth orës 10:00, ndërsa policia e shtetit ka njoftuar masat e ndërmarra për të garantuar sigurinë gjatë tubiit të opozitës duke bërë me dije se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve.

Që prej orës 09:30 e në vijim, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në bulevardin kryesor pranë bashkisë së Tiranës. Drejtesit e mjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe deri në përfundimin e takimit.

“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Në tubimet e tjera të opozitës, ka pasur disa persona të shoqëruar për shkak të lëndëve plasëse që janë hedhur drejt policisë dhe godinës së bashkisë.

Prej javësh, Rithemelimi ka bojkotuar mbledhjet e këshillit bashkiak të Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt pas arrestimit të disa drejtorëve të bashkisë nën akuzën se kishin ngritur një skemë të përvetësimit të fondeve publike me tendera që u jepnin kompanive të tyre personale./ Versus.al

Poll