
Më 28 korrik, kongresi i PS u mblodh për të votuar mbi anëtarët e rinj të Asamblesë së Përgjithshme. Në total 1330 delegatë votuan për 156 anëtarët e rinj.
Por ajo çfarë bie në sy është se pjesë e Asamblesë është zgjedhur edhe Albora Rraja, vajza e ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja i cili dha dorëheqjen nga posti pas dhunës barbare të djalit, nipit dhe 2 vëllezërve të tij ndaj 2 personave që ishin ankjar se gurorja e tyre po u dëmtonte shtëpitë.

Në korrikun e vitit të kaluar, djali i ish-deputetit Rexhep Rraja, nipi Klajdi Rraja dhe dy vëllezërit, Xhelal e Flamur Rraja. Ata dhunuan barbarisht me shkop bejsbolli 2 prej banorëve të Borizanës pasi denoncuan dëmet që po u shkaktoheshin në shtëpitë e tyre në Borizanë, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit socialist.
Ky i fundit së bashku me djalin dhe vëllezërit e ish-deputetit socialist janë ende në kërkim. Vetë anëtarë të fisit Rraja filmuan gjithë dhunën barbare me qëllim që të frikësonin banorët e tjerë të zonës dhe këta të fundit të mos denonconin për dëmet që po u shkaktonte gurorja. Por mesa duket pavarësisht dorëheqjes së Rrahman Rrajës, dëshira për të marrë pjesë në parti politike si PS nuk mungon, kësaj here me anë të vajzës së tij.







