POLITIKË /

Deputetët nisen drejt Gjermanisë për Euro 2024, seanca plenare zhvendoset në ditën e sotme

Shkruar nga B.V

Deputetët nisen drejt Gjermanisë për Euro 2024, seanca plenare

Tiranë- Sot Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën plenare që ishte përcaktuar për t’u mbajtur ditën e nesërme. Në rend të ditës të seancës që nis në orën 10:00 është edhe projektligji që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe raporti i veprimtarisë së Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil.

Arsyeja e zhvendosjes së seancës plenare ishte pasi shumë deputetë do të nisen drejt Gjermanisë për të ndjekur kampionatin Europian.

Një pjesë prej tyre do të udhëtojnë me makinë për të ndjekur kombëtaren në tre ndeshjet e fazës së grupeve me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Prandaj javën e ardhshme, nuk do ketë seancë plenare në Kuvend.

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare. Në rend të ditës, sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit është edhe pr/ligji që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, dje Sali Berisha pasi gjykata e Apelit i dha zyrtarisht vulën e PD duke e konfirmuar në krye të partisë, kërkoi interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për përfshirjen e Rea Xhillarit, vajzës së bashkëshortes së tij, në pagesa publike me vlerë 1.9 miliard lekë.Versus.al

Poll