Greqi- Një alarm për bombë në 35 shkolla të Atikës ka ngritur në këmbë autoritetet greke mëngjesin e ditës së sotme.
Mediat greke shkruajnë se telefonuesi paralajmëronte se brenda objekteve të shkollave, ishin vendosur bomba.
Më pas u zbulua se mesazhi vinte nga një vend i huaj, një shtetas rus i cili më pas thuhet se kishte bërë shaka. Autoritetet janë në kërkim të gjurmëve të tij elektronike. Ndërsa qëllimi i mesazhit ka qenë krijimi i trazirave në disa shkolla në mënyrë që prindërit të shfaqnin pasiguri për fëmijët e tyre. Versus.al







