MAGAZINË /

Punëtorët e ndërtimit gjejnë dy shufra ari me vlerë marramendëse. Ja ç'ndodhi me to

Tre punëtorë gjetën dy shufra ari ndërsa pastronin bodrumin e një ish-dege të banke në Francë. Por ky zbulim nuk do t'u sjellë asgjë...

Shkruar nga Versus

Punëtorët e ndërtimit gjejnë dy shufra ari me vlerë

Tre punëtorët, punonjës të kompanisë Alltech Déconstruction, zbuluan dy shufra ari prej 995 gramë secili të martën, ndërsa po hiqnin dollapët e vendosur në bodrum. Shufrat ishin në një çantë lëkure që me sa duket ishte harruar në një nga ndarjet kur u zhvendos dega e bankës, raporton Ouest-France.

"Pamë që brenda kishte dy shufra ari, me numra serialë dhe dy-tre letra. (...) Kam shembur aq shumë sëndukë në jetën time, sa nuk shikoj më se çfarë ka brenda. "Por, unë tani mund të jem më vigjilent tani e tutje," tha një punëtor.
Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ky i fundit i ka marrë sendet në shtëpinë e tij për të kaluar natën, për t'i kthyer në polici të nesërmen.

“I vendosa shufrat në kuzhinën time në mbrëmje, se nuk doja t'i lija në kamion. Bëmë foto me kolegët dhe më pas ia tregova gruas sime”, shton ai.
Shufra do t'u kthehet pronarëve dhe punëtorët nuk do të marrin asnjë kompensim financiar për ndershmërinë e tyre.

“Ne e kërkuam në internet: vlenin ende 200,000 euro në total. Për dy minuta menduam se ishim të pasur”, përfundon punonjësi.

Poll