
Trajneri i madrilenëve Xabi Alonso ka refuzuar idenë që Barcelona është favorite për finalen e Superkupës Spanjolle të dielën, duke theksuar se çdo gjë mund të ndodhë në një ‘El Clasico’ dhe se Real Madridi është i përqendruar tek përgatitjet e veta.
Ndërsa bëri me dije se vendimi përfundimtar nëse Mbappe do të luajë apo jo, do të merret pas stërvitjes së sotme.
“Ne po fokusohemi tek ajo që duhet të bëjmë dhe si të qasemi ndaj ndeshjes së nesërme. Barça ka një ditë pushim më shumë? Ky ishte shorti, dhe ne nuk mund ta ndryshojmë këtë. Duhet të shfrytëzojmë sa më mirë kohën për t’u përgatitur për finalen ndaj një ekipi të fortë. Ka një aspekt mendor dhe emocional, përveç asaj futbollistike”.
Duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të bindur se mund të fitojmë nesër. Me të vërtetë jemi. Kylian po shfaqet shumë më mirë. Plani fillestar ishte ta kishim gati kundër Atleticos, por vendosëm të mos e nxitojmë. Ne thamë që nëse arrijmë në finale, ai do të jetë gati, në varësi të ndjesive të tij. Vendimi përfundimtar do të merret pas stërvitjes së sotme. Nuk jemi favoritë për të fituar? Nuk na intereson kjo. Po fokusohemi vetëm tek gjërat që mund t’i kontrollojmë. Çdo gjë mund të ndodhë"- u shpreh ai mes të tjerash. Versus.al

