POLITIKË /

Kongresi zgjedhor i PS, Edi Rama: Janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj, ja si do zgjidhen deputetët

Rama e quajti me rëndësi zgjedhjen e asamblesë të re të partisë, në këtë kongres. Kreu i PS shpalosi se për çfarë socialistët do ta shfrytëzojnë këtë kongres me karakter zgjedhor.

Shkruar nga Versus
Kongresi zgjedhor i PS, Edi Rama: Janë shtuar 32 mijë
Edi Rama

Kryesocialisti Edi Rama nga mbledhja e asamblesë kombëtare caktoi datën 20 korrik për mbledhjen e kongresit të PS.

Rama e quajti me rëndësi zgjedhjen e asamblesë të re të partisë, në këtë kongres. Kreu i PS shpalosi se për çfarë socialistët do ta shfrytëzojnë këtë kongres me karakter zgjedhor.

Ai u shpreh i kënaqur për  32,000 anëtarësimet e reja mes tyre 11,400 të rinj e të reja.

''Kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe të identifikuar si të tillë në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijë të tjerë që i janë bashkangjitur Partisë Socialiste pas mbylljes së këtij regjistrimi në funksion të zgjedhjeve për delegatët e Kongresit dhe nga 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe të identifikuar si anëtar aktiv në territorine Shqipërisë, kemi pasur një proces me 79 mijë zgjedhës, pra 78.6% e trupës së anëtarëve të regjistruar mori pjesë në zgjedhjet e delegatëve të Kongresit. Është shifra më e lartë që kemi pasur në këto lloj proces por duhet marrë parsysh se në rastin e anëtarësisë së Partisë nuk është e njejta gjë si në rastin e zgjedhjeve e përgjithshme politike për gjithë qytetarët sepse duhet të marrim si të mirëqenë se çdo anëtar partie ka detyrë që të jetë pjesmarrës aktiv në procese zgjedhore në të cilat ai është i ftuar. Rezultati është shumë pozitiv. Janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj në të gjithë territorin, shifra inkurajuese ndër të tjera është që 11 mijë e 400 janë anëtarë të rinj nga mosha 18-30 vjeç ndërkohë që nga i gjithë procesi për zgjedhjet për në Kongresin e ri janë propozuar nga organizatat socialiste 10 mijë delegatë prej të cilëve ka dalë numri i 1200 delegatëve të Kongresit, numri që kemi pasur dhe që kemi aktualisht, ku siç e dini një pjesë e delegatëve janë kryetar bashkie, anëtarë këshillash e kështu me radhë. Ndërkohë që 925 delegatë janë delegatë të zgjedhur drejtpërdrejtë  nga anëtarsia nga të cilët 76% janë për herë të parë në Kongresin e Partisë Socialiste. Dhe këtu është arritur një objektiv i rëndësishëm për të shkuar në radhë të parë përtej 50% jo thjesht të rinj në moshë por anëtar të rinj të kongresit dhe jemi në 76%. I njëjti kriter dhe ambicie duhet të karakterizojë edhe zgjedhjen e anëtarëve të asamblesë kombëtare të PS. Sa i përket këtyre të dytëve dua të theksoj se janë 156 anëtarë dhe anëtare të asamblesë kombëtare që do zgjidhen nga kongresi. 156 do të zgjidhen me votë të fshehtë në kongresin e ardhshëm. ¾ duhet të jenë për herë të parë në asamblenë kombëtare.' u shpreh kryeministri Rama.

Rama tha se kongresi i 20 korrikut do t’i shërbejë PS edhe për nisjen e përzgjedhjes të kandidatëve për deputetë për parlamentaret e 2025.

“Në Kongres do të paraqesim edhe platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve të PS. Duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara, ku ne krijuam një platformë dixhitale, “deputeti që duam” dhe mblodhën një numër jo të vogël shprehjesh interesi për tu bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes së deputetëve të PS.

Disa nga të rinjtë që u paraqitën në atë platformë u bënë pjesë e listës tonë. Ndërsa për zgjedhjet e ardhshme platforma do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar.

Është mirë që t’i japim vetës kohën e nevojshme nga kongresi zgjedhor deri kur do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e listës së deputetëve të PS.“-u shpreh kryeministri Rama.

 

Poll