AKTUALITET /

Shifra shqetësuese në QSUT! 80 kërkesa për terapi hormonale të ndryshimit të gjinisë

Shkruar nga Versus

Shifra shqetësuese në QSUT! 80 kërkesa për terapi hormonale

Gjatë periudhës maj-qershor të këtij viti, janë dorëzuar mbi 80 kërkesa për përfshirje në skemën e terapisë hormonale pavarësisht se ky shërbim ende nuk ka nisur zyrtarisht të funksionojë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Burime mjekësore pranë pavijonit të Endokrinologjisë kanë ngritur shqetësime për interesin e lartë të shfaqur ndaj këtij trajtimi. Numri i kërkesave të paraqitura në një periudhë kaq të shkurtër, konsiderohet i lartë dhe ka nxitur diskutime të brendshme mes personelit shëndetësor lidhur me pasojat dhe mënyrën e zbatimit të këtij shërbimi kaq delikat.

Dokumenti i Ministrisë së Shëndetësisë përcakton që trajtimi hormonal të ofrohet pranë QSUT-së dhe të financohet nga fondet publike.

Sipas protokollit, terapia hormonale mund të aplikohet si për të rriturit ashtu edhe për adoleshentët mbi moshën 16 vjeç, në rastet kur ekziston vlerësimi i ekipit mjekësor dhe miratimi i familjes. Versus.al

Poll