Figurat kontroverse të internetit, Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan u shpërngulën muaj më parë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi prokurorët rumunë i lejuan të largohen.
Ai së bashku me të vëllanë janë të përfshirë në disa akuza që lidhen kryesisht me trafikim njerëzish dhe shfrytëzim seksual.
Në vitin 2022, u arrestuan në Rumani me disa persona të tjerë, ku autoritetet pretenduan se kishin krijuar një rrjet për të shfrytëzuar gratë në industrinë e pornografisë. Akuzat përfshinin gjithashtu edhe të tjera si organizatë kriminale dhe përdorim të forcës për të manipuluar viktimat.
Përveç këtyre akuzave ligjore, Tate ka qenë i kritikuar për qëndrimet e tij dhe deklaratat e kontestuara në lidhje me gratë dhe marrëdhëniet.
Megjithatë, në një nga intervistat e mëparshme Tate bëri një deklaratë me të cilën mori vëmendje të madhe.
Teksa u pyet se përse nuk kishte qëndruar në Rumani, ai përmendi shqiptarët duke theksuar: “Më shumë i frikësohesha disa gangsterëve shqiptarë se sa ligjit”.
Ndërsa tani, Tate ka marrë një dhuratë një makinë elektrike ‘Tesla Cybertruck’ me targa shqiptare.
Ai mbeti i habitur ku pa makinën duke shtuar se as nuk ka ide se kush ia ka sjell dhe përse.
“Unë nuk e kam blerë, nuk më pëlqejnë makinat elektrike, nuk e di se kush e ka sjell edhe pse është në emrin tim”, duke shtuar: “Është nga shqiptarët, djemtë londinezë. Shumë para në të. Unë nuk e kam blerë këtë, betohem në Zot. Nuk kam idenë se çfarë është. Në Shqipëri është gjithçka legale për para”








