BOTA /

Tragjedi në Mesdhe / Mbytet varka me emigrantë, 21 të zhdukur, mes tyre 3 fëmijë

Të mbijetuarit rrëfejnë se ishin nisur nga Libia më 1 shtator, ndërsa varka u fundos pas një dite lundrimi në det. Klandestinët kishin përfunduar tragjikisht në det pas motit të keq.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Mesdhe / Mbytet varka me emigrantë, 21 të zhdukur,

Një varkë me 28 emigrantë në bord është fundosur në ujërat territoriale italiane.

Sipas mediave italiane rojet bregdetare kanë arritur të shpëtojnë vetëm 7 emigrantë, ndërsa 21 të tjerët raportohen të zhdukur, mes tyre 3 fëmijë. Të mbijetuarit rrëfejnë se ishin nisur nga Libia më 1 shtator, ndërsa varka u fundos pas një dite lundrimi në det. Klandestinët kishin rënë në det pas motit të keq. Roja bregdetare tha se kishte çuar të mbijetuarit në Lampedusa dhe kishte nisur kërkimet për të gjetur të mbijetuarit.

Mesdheu qendror është ndër rrugët më vdekjeprurëse të migrimit në botë. Sipas Agjencisë së Migracionit të OKB-së (IOM), më shumë se 2,500 migrantë vdiqën ose u zhdukën duke tentuar kalimin vitin e kaluar, dhe rreth 1,050 këtë vit.

Poll