Shkodër- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në reklamën e një lokali në Razëm të Malësisë së Madhe.
Mësohet se lokali është në pronësi të R.S.
Si pasojë e shpërthimit, policia njofton se ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim kapjen e autorëve.







