
Efi Dhedhes ka komentuar lojën e banorëve të Big Brother Vip 4. E ftuar për një interviste në ‘Andale’ për të folur për projektin ku është pjesë si aktore ‘Dashuri me këste’, Efi u ndal dhe te loja e Gjestit dhe krahasimi që i bën me Luizit Ejllin.
Si filli Efi komentori lojën e Luizit duke thënë:
Nuk mendoj se ka pika të përbashkëta të them të drejtën. Unë di që Luizi të sillte ngjyra dhe të bënte edhe diskutimin, argëtimin, të qeshurat, dashurinë, miqësinë (pa çka se me mua sjanë mirë raportet) e me radhë për gjithësesi është një person që bëri shumë gjëra.
Sa i përket Gjesti, ish-banorja e Big Brother Vip Albania u shpreh:
Gjesti është diçka komplet tjetër. Është një njeri që ka shumë energji.Është I ri ndoshta dhe unë them hallall o Zot, pas tre muajsh në BB vjen prap, nuk e di domethënë është shumë e vështirë. Por problem i vetëm që mua më çalon mua është se nuk e njoh akoma. Ok, bukur por nuk e shoh duke argumentuar, përveç rrëmujës.
Më tej Efi bëri dhe një krahasim mes banorëve të tij dhe fiksimit të tyre për të kopjuar Luizin.
‘Çdo person që futet aty është munduar të kopjojë një personazh, përshembull Luizin dhe nuk kanë treguar asnjë moment se kush janë ata dhe kjo ka dalë shumë e shëmtuar.’







