Një hetim i nisur 8 muaj më parë ka zbuluar se rreth 30 klinika estetike në Tiranë përdornin tek klientet e tyre, botoks të kontrabanduar.
Lënda e njohur me emrin e saj shkencor “Botulinum toxin-A”, shkurt “Botoksi”, është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar, i cili prej kohësh ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike, sidomos për trajtimin e rrudhave në vendin tonë dhe kudo në botë.
Krimi Ekonomik kishte mësuar se në vendin tonë, lënda injektohej në çdo ambient.
Në bisedat e zhvilluara mes agjentëve dhe klinikave, çmimet variojnë 100 euro për 0.5 ml.
Biseda me klinikën “Glam House”:
Agjentja: Si jeni? Kam lënë takim për botox!
Recepsionitja: Po emri juaj?!
Agjentja: -A.M.
Recepsionitja: Po vetëm një moment të shkoj në dhomë të shoh mos është gati dhe të njoftoj.
Agjentja: Po, ta bëj pagesën?
Recepsionistja-Pastaj s'ka problem. Do bësh full botox-in?
Agjentja- Po për atë.
Recepsionistja-Dhoma është gati vazhdojmë. Do një kafe përpara se të fillojmë?
Agjentja: Jo, mund të pres atje derisa të vijnë.
Recepsionistja: Besoj se doktoresha do vi tani direkt. Prandaj si te duash ulu ku të beheni me mire. Vjen doktoresha Iva Risto….-
Doktoresha: Pershëndetje!
Agjentja: Pershendetje!
Doktoresha I.R: Une jam doktoresha, me thuaj.
Agjentja: Kam lënë takim për pjesën full Botox. Dmth te pjesa ballit, te syte shumë pak.
Doktoresha I.R: E ke bëre ndonjehere apo jo?
Agjentja: Jo eshte hera parë dhe të konsultohem njeherë…
Biseda e regjistruar në “Deas Aestetic Clinics”.
Agjentja: Kam lënë orar, në orën 11:00.
Recepsionistja-Doktoresha është rrugës po vjen. Keni bërë here tjeter botox?
Agjentja: Jo është hera e parë.
Recepsionistja: Si fillim e nisin me baby botox, po varet nga mosha.
Agjentja: Nga ndryshon ky baby nga të tjerat?
Recepsionistja-Është doze më e lehtë se full botox.
Agjentja: A ka ndonje specializim doktoresha?
Recepsionistja: Është stomatologe si mjeke, por ka bërë trajnime pafund për pjesën që punon, ka katër vite që punon.
*vjen doktoresha (tashmë e arrestuar) Deisa Shehaj
Doktoresha: Se kjo është idea t’a nisësh që tek rrudhat e para, që kur të kalosh nje farë moshe mos te kalosh në kirurgi, thjesht t’a mirëmbash me botox.
Agjentja: Ehe.
Doktoresha: Botox dy herë ne vit ose nje herë në vit. Për me tepër unë nuk e rekomandoj. Ka plot klininka që të marrin pas tre muajve. Herën e parë nuk të mban shumë 6 muaj, 5 muaj.
Kështu agjentja ka shkuar edhe në klinikat e tjera. Ja çfarë i ka ndodhur?
Në klinikën “Begas Klinik”, doktoresha i ka treguar që ajo përdor është “Hemtoks”, duke shpjeguar që jane vetëm tre klinika që e përdorin këtë lloj marke dhe ka një kosto goxha të lartë.
Në klinikën “Allure Beauty”, doktoresha i ka pohuar që kanë kontroll në klinikë, pasi kanë probleme me regjistrimin e “Botox” sepse ende nuk lejohet futja e këtij produkti në Shqipëri.
Ne klinikën “Medical Hills Seiss Aesthetic Clinic”, i tregon se injekton lëndën që quhet “Botolinjum Intoksine”. Në klinikën “Onxy Dermo Care”, botoxi është i markës “Naboten”, i aprovuar sipas saj nga OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë).
Në klinikën “Keit Day Hospital”, botoksi që injektojnë është “Dsiportin”. Pastaj takime janë bërë edhe në klinikat: “Arsi Medical Clinic”, “Better Me Clinic” “Este Medial Group Albania”, Amra Medical Aesthetics”, “La Beaute”, “Bellisera”,etj.
*OSBE-ja është një forum për dialog politik mbi një gamë të gjerë çështjesh të sigurisë dhe një platformë për veprim të përbashkët për të përmirësuar jetën e individëve dhe komuniteteve.
Organizata përdor një qasje gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë që përfshin dimensionet politiko-ushtarake, ekonomike dhe mjedisore dhe njerëzore.
Pra nuk ka lidhje me aprovimin e lëndës së botoksit, pasi në fakt është EMA institucioni që është përgjegjëse për vlerësimin dhe miratimin e barnave në të gjithë Bashkimin Evropian.







