
Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Pogradec.
68 vjeçarja Teuta Velo ka tentuar ti japë fund jetës së saj në ujërat e liqenit në Pogradec por një punonjëse e pastrim-gjelbërimit të bashkisë ka mundur t’i shpëtojë jetën.
Berie Zykollari ka treguar se teksa vadiste barin, ka parë të moshuarën që po qëndronte përmbys mbi ujë dhe ka vendosur ta shpëtojë.
“Vajta unë të vadit barin aty dhe më thirri një zonjë në kat të dytë më tha “hajde se është mbytur një grua”. Ajo kishte hequr atletet dhe ishte hedhur siç ishte me rroba. Ishte kthyer përmbys, ishte mbytur dhe gjoli e kishte nxjerrë në breg”, tregon punonjësia.
Zykollari tregon se në vendin e ngjarjes ishin dhe dy burra, të cilët nuk e ndihmuan kur ajo vendosi të futej për të nxjerrë nga uji 69-vjeçaren, duke u cilësuar si 'Heroina e muajit'.
“Vajta unë pashë nja dy burra, nuk erdhën për ndihmë se thanë “do na marrë i vdekuri”. U thashë: “unë do hidhem unë, le të më marrë i vdekuri”.
Pasi ka arritur ta nxjerrë nga liqeni 68 vjeçarja është përmendur!
“E tërhoqa dhe e tundja, kur e nxora në breg fillova ta shtypja dhe i nxora gjuhën. Pastaj erdhi më ndihmoi një djalë se u lodha shumë. I erdhi shpirti. Nja dy tre burra rrinin aty, kur e ngjalla unë, burrat filluan të gëzoheshin dhe të qeshnin”, tha ajo.
Ende mbetet e paqartë gjendja shëndetësore 68 vjeçares.






