ZANAT /

Inteligjenca Artificiale rendit personat me më shumë ndikim në botë nga Ballkani, kryesojnë shqiptaret Nënë Tereza dhe Rita Ora

Inteligjenca Artificiale ka listuar njerëzit që kanë patur impakt më të lartë në botë, nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shkruar nga Versus

Inteligjenca Artificiale rendit personat me më shumë ndikim në

Listën e kryeson Shqipëria me humanisten dhe shenjtoren e mirënjohur Nënë Tereza, më pas vijnë shkrimtarë dhe shkencëtari i njohur botërisht, Nikola Tesla, Aleksandri i Madh dhe fill pas tij është e renditur Kosova me përfaqësuese, Rita Orën. Gjithashtu, kësaj liste nuk i mungon as bashkëshortja e Donald Trump, Melania, modelja nga Sllovenia.

Ndërkohë, përmendja e Nënë Terezës si figura më e famshme nga Shqipëria, dëshmon për ndikimin e përjetshëm që kjo figurë historike ka lënë në mbarë botën. Si dhe përmendja e Rita Orës, është dëshmi e impaktit global që ajo ka patur në botën e muzikës dhe kulturës, duke përfaqësuar me krenari Kosovën në nivel ndërkombëtar.

Personat më të famshëm nga secili shtet i Ballkanit sipas Inteligjencës Artificiale:

-Shqipëria – Nënë Tereza (Humaniste)

-Bosnja dhe Hercegovina – Ivo Andriq (Shkrimtar)

-Bullgaria – Hristo Stoiçkov (Futbollist)

-Kroacia – Nikola Tesla (Shkencëtar)

-Greqia – Aleksandri i Madh (Udhëheqës ushtarak)

-Kosova – Rita Ora (Këngëtare)

-Mali i Zi – Mirko Petroviç-Njegoš (Poet dhe sundimtar)

-Maqedonia e Veriut – Toše Proeski (Këngëtar)

-Rumania – Nadia Komaneçi (Gjimnaste)

-Serbia – Novak Gjokoviç (Tenist)

-Sllovenia – Melania Trump (Modele)

-Turqia – Ataturk (shtetformues)

Inteligjenca Artificiale rendit personat me më shumë ndikim në

Poll