"Mbretërit e Spanjës, presidentja e Madridit, mbreti i tenorëve (Plácido Domingo) ishin këtë të hënë në Teatro Real , por mbretëresha e natës ishte Ermonela Jaho, arkitekte ekstreme e një Adriana Lecouvreur që u zgjidh në mënyrë metafizike. Sopranoja shqiptare na ka treguar tashmë disa ditë më parë teksa ndante sekretet e artit në një kafene në Madrid. Ajo na tha se roli në operën e Francesco Cilea-s i sillte një gjendje ekstaze, deri në atë pikë sa të ndjente vetë shkëputjen e trupit dhe shpirtit..."
Kështu e përshkruajnë mediat spanjolle atë çfarë ndodhi mbrëmjen e së henës në Teatrin e Operas së Madridit, ku mbreti Spanjës së bashku me publikun duartrokitën gjatë soprano shqiptare
Los Reyes presiden la inauguración de la 28ª temporada operística del Teatro Real de Madrid que, en esta ocasión, dará comienzo con la representación de la ópera “Adriana Lecouvreur” de Francesco Cilea.
— Casa de S.M. el Rey (@CasaReal) September 23, 2024
➡️https://t.co/E4G9Mvkr8g pic.twitter.com/gEjG1Hwmh7
Në Teatro Real, në shfaqjen e të hënës, Ermonela Jaho mori vëmendjen me portretizimin e saj të Adriana Lecouvreur, duke tejkaluar praninë e familjes mbretërore të Spanjës dhe figurave të famshme si Plácido Domingo. Për paraqitjen mbresëlënëse të sopranos shqiptare, shkroi edhe gazeta spanjolle, El Confidential.
Performanca intensive e Jahos, veçanërisht në skenën e fundit të vdekjes, tregoi lidhjen e saj të thellë emocionale me rolin, deri në atë pikë sa thuajse e shkëputi trupin nga shpirti.
Përkushtimi i saj e preku thellë publikun, edhe pse ata e duartrokitën kur ajo do ta preferonte një dalje të qetë nga skena, ende e zhytur në fatin tragjik të personazhit.






