AKTUALITET /

VIDEO/ Zjarri në Shëngjin i afrohet hoteleve, digjen çadrat, banorët në ndihmë të zjarrfikësve me autobote privatë

Flakët kanë përfshirë rrethimin e një resorti dhe çadrat kanë përfunduar të djegura

Shkruar nga M.H

VIDEO/ Zjarri në Shëngjin i afrohet hoteleve, digjen çadrat,

Situata nga zjarri në Shëngjin ka agravuar mesditën e sotme, kjo dhe për shkak të bimësi të dendur në këtë zonë dhe erës së fortë.

Pranë një hoteli te Rana e Hedhun, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke përfshirë çadrat e plazhit, si dhe një lokal buzë detit të ndërtuar me dru dhe kashtë.

Më herët në vatrat e zjarrit janë dëgjuar shpërthime, dyshohet nga municione të braktisura në mal, çka e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve për t’iu afruar flakëve.

Turistë të shumtë janë parë të largohen me çantat dhe sendet personale për t’i shpëtuar flakëve, ndërsa rruga mes Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun momentalisht është e pakalueshme.

/ Versus.al 

Poll