
Shkodër- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Mark Lula” ku është qëlluar ndaj Ndue Prekës.
Ky i fundit mbeti i plagosur në këmbë dhe pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u shoqërua në komisariat ku u mor në pyetje nga policia lidhur me ngjarjen. Në dëshminë e tij të dhënë për autoritetet, Preka shprehet se nuk ka dijeni se kush mund t’i ketë qëlluar me armë.
Ndërkohë policia vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Versus.al







