
Një 34 vjecar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pranë Mamurrasit. I plagosuri mësohet se ka mbetur drejtuesi i një motorçiklete. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të “Rrugës së Adriatikut”.
Një makinë është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga një 34 vjeçar, ndërsa mjeti ka përfunduar në kanal.
34-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për ndihme mjekësore në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

