AKTUALITET /

Drogë me postë nga SHBA e Tajlanda, pranga të rinjve në Tiranë e Elbasan! Dhjetëra mijëra euro të sekuestruara

Shkruar nga Versus
Drogë me postë nga SHBA e Tajlanda, pranga të rinjve në
Droga e sekuestruar

Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Elbasanit dhe Tiranës në kuadër të operacionit kundër trafikut të kanabisit që vinte nga SHBA e Tajlanda nëpërmjet shërbimit postar.

Në pranga kanë rënë Ermal Halili, 34 vjeç,  Bruno Lila, 19 vjeç dhe një 17 vjeçar. Ndërsa janë shpallur në kërkim: E.D 24 vjeç, B. L., 18 vjeç dhe E. L., 18 vjeç

Gjatë kontrolleve në Elbasan u sekuestruan 2.3 kg cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, e parashikuar për t’u shitur në Elbasan, me vlerën 45 000 euro, 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë që u gjet në banesën e shtetasit E. D., shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.

Në kontrollet e zhvilluara në Tiranë, u sekuestruan 1.7 kg cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, e parashikuar për t’u shitur në kryeqytet, me vlerën 23 000 euro, shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll