AKTUALITET /

Drogë në br*kë/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin? “Kapet mat” nga policia teksa…

Një shqiptar është arrestuar nga Policia Italiane nën akuzën e shit-blerjes së drogës në zonën e Ponte Chiasso në Itali. I riu u kap me 6 gramë kokainë, të ndara në 11 doza, të fshehura në një pako me çamçakëz, brenda në të brendshmet e tij.

Shkruar nga Versus

 

Drogë në br*kë/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin?

Një shqiptar është arrestuar nga Policia Italiane nën akuzën e shit-blerjes së drogës në zonën e Ponte Chiasso në Itali. I riu u kap me 6 gramë kokainë, të ndara në 11 doza, të fshehura në një pako me çamçakëz, brenda në të brendshmet e tij.

Por çfarë e tradhtoi shqiptarin kur u ndalua nga karabinierët?

Sipas medieve italiane, shqiptari ka arritur të pikaset pasi lëvizte shpesh me makinën e tij, në zonën e “Como” në Itali. “Renault Cloi” makina me të cilën I riu u ndalua ishte marrë me qira nga një kompani shqiptare me qendër në zonën e Milanos.

Kjo shtoi dyshimet e Policisë pasi deklarata e shqiptarit ishte kontradiktore për lëvizjet e tij nga Milano dhe arsyet e qëndrimit në Como në periudha të shpeshta.

Me shenja nervozizmi, I riu pretendoi se flinte brenda automjetit, por nga këqyrja e makinës nuk u konstatua prania e veshjeve apo e sendeve personale për të konfirmuar këtë version.

Ai është arrestuar nga policia dhe tani do të jetë drejtësia që vendos për të. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: