AKTUALITET /

“Tërmet” në Policinë e Shtetit pas ndryshimeve në qeveri

Pas “tërmetit” në qeveri, kryeprokurori i Policisë Ilir Proda ka kryer ndryshime të shumta në nivel shefash, duke prekur komisariatet nga juglindja deri në veri, vetëm pak orë pas emërimit të Besfort Lamallarit si ministër i Brendshëm.

Shkruar nga Versus

“Tërmet” në Policinë e Shtetit pas ndryshimeve

Kryeprokurori i Policisë, Ilir Proda, ka kryer një sërë ndryshimesh në nivel drejtuesish, të cilat prekin shefat e komisariateve nga juglindja deri në veri të vendit.

Luan Sinaj, ish-shef i Komisariatit të Krujës, është transferuar në Pogradec, ndërsa vendin e tij e ka zënë Santiljano Ndreu, më parë shef i Krimeve në Komisariatin nr.5 në Kamzë. Po ashtu, Gentian Dedej është emëruar shef i Komisariatit të Bulqizës.

Këto ndryshime vijnë vetëm 12 orë pas surprizës së kryeministrit Edi Rama, i cili zyrtarizoi ndryshime të rëndësishme në kabinetin e tij qeveritar. Besfort Lamallari, që nga shtatori mbante postin e Ministrit të Drejtësisë, u emërua ministër i Brendshëm, një detyrë më parë e mbajtur nga Albana Koçiu, e cila tashmë është zv.kryeministre./Versus.al

Poll