AKTUALITET /

Vdekja tragjike e 7-vjeçarit në Tiranë, lirohen nga qelia dy drejtuesit e mjeteve

Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të përfshirë në aksidentin ku humbi jeten një 7-vjeçar, janë liruar nga qelia dhe iu është caktuar arrest shtëpie, ndërsa hetimet për ngjarjen tragjike vazhdojnë.

Shkruar nga Versus
Vdekja tragjike e 7-vjeçarit në Tiranë, lirohen nga qelia dy
Pamje nga vendngjarja

Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të arrestuar pas aksidentit tragjik ku humbi jetën një fëmijë 7 vjeç, janë liruar nga qelia dhe ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Prokuroria kishte kërkuar vijimin e arrestit me burg për Shukullin, por gjykata vendosi një masë më të butë.

Para trupit gjykues, Shukulli deklaroi se ishte ndalur dhe i kishte dhënë disa para të miturit, të cilat sipas tij i kishin rënë në tokë.

Ai tha se nuk e kishte parë fëmijën kur semafori u ndez dhe u nis me automjet, moment kur i mituri, që po kërkonte paratë, përfundoi poshtë makinës.

Ndërkohë, Koltraku ka dëshmuar se ndodhej menjëherë pas fuoristradës dhe nuk kishte fushëpamje të qartë për atë që ndodhi përpara saj.

Të dy të përfshirët janë shprehur të tronditur për ngjarjen e rëndë, të cilën e kanë cilësuar aksidentale.

Hetimet për rrethanat e plota të aksidentit vijojnë./Versus.al

Poll