
Kur ka kaluar më shumë se një muaj që prej shkatërrimit të unazës së poshtme të qytetit të Burrelit, sërish ky aks rrugor ka mbetur në mëshirë të fatit, madje është degraduar edhe më tej për shkak se nuk u ndërmor asnjë masë.
Nga ana tjetër, as Autoriteti Rrugor Shqiptar që e financoi tenderin me vlerë 128 milionë lekë të reja, nuk ka ndërmarrë asnjë masë. Projekti u zbatua nga kompania “ULZA” sh.p.k me pronar ndërtuesin Ndue Shpanin.
Kjo firmë vetëm në Mat ka fituar projekte për rikonstruksionin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë. Versus.al


