Mbrëmjen e sotme, personazhi i botës së krimit, Durim Bami është ekstraduar nga Dubai për në Shqipëri. Forcat Operacionale kanë bërë të mundur shoqërimin e tij pas mbërritjes së aeroplanit në Rinas.
47 vjeçari nga Nikla e Krujës, ishte në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO në vitin 2024 kishte caktuar “arrest me burg” ndaj tij nën akuzat për sigurimin e mjeteve për të kryer vrasje, trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
“47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”- njofton policia.
Emri i Durim Bamit përmendet në dosjen Revanshi ku përgjimet e zbardhura në SkyEcc mes disa grupeve nxorën në pah faktin se disa grupe po bashkëpunonin për të eleminuar Bamin për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka i cili kishte dyshime se 47 vjeçari i kishte vrarë vëllain. Pjesë e personave që u bënë bashkë për kapjen e Bamit ishin dhe biznesmeni i zhdukur Ervis Martinaj dhe Astrit Avdyli, kreu i grupit të Shijakut. Versus.al


