AKTUALITET /

10 kg her*inë e fshehur nën sediljen e fëmijës, arrestohet 40 vjeçari shqiptar në Itali

I arrestuari po udhëtonte me gruan dhe 2 fëmijët e tij kur u zbulua gjatë një pike pagese të një autostrade.

Shkruar nga Versus

10 kg her*inë e fshehur nën sediljen e fëmijës, arrestohet

Itali- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në autostradën Melegnano të Torinos ku një 40 vjeçar shqiptar u arrestua nën akuzën e trafikut të heroinës.

Mësohet se gjatë një kontrolli të bërë në pikën e pagesës për autostradën, në mjetin e 40 vjeçarit shqiptar u gjet sasia e madhe prej 10 kilogramë heroine.

Droga e llojit të rëndë ishte fshehur poshtë sendiljes së fëmijës që ishte në pjesën e pasme të makinës. Shqiptari po udhëtonte së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij në momentin kur policia ushtroi kontrollin. Versus.al

Poll