AKTUALITET /

“11 mijë lekë abuzim për çdo analizë”, Albana Vokshi: Vilma Nushi paguhet akoma edhe pse i ka mbaruar kontrata

Në total, theksoi Vokshi, nga 3.9 milion analiza të kryera, shteti i ka paguar biznesmenes Vilma Nushi, 4.3 miliard lekë.

Shkruar nga Versus
“11 mijë lekë abuzim për çdo analizë”,
Albana Vokshi

Përballja ligjore në Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë mes  Albana Vokshi dhe sipërmarrëses Vilma Nushi pas padisë së kësaj të fundit për shpifje, është shtyrë me kërkësë të prokurorit të çështjes.

Vokshi kishte marrë me vete të gjitha dokumentet që argumentonin abuzimet e sipërmarrëses Vilma Nushi dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se në kontratën koncensionare të lidhur mes qeverisë dhe Vilma Nushit për analizat e chek-up, vetëm për një prej tyre, sipërmarrësja i merr shtetit 18 mijë lekë nga taksat e qytetarëve për një të tillë që kushton 7 mijë lekë.

Në total, theksoi Vokshi, nga 3.9 milion analiza të kryera, shteti i ka paguar biznesmenes Vilma Nushi, 4.3 miliard lekë.

Albana Vokshi: E kam denoncuar që kur u dhanë 111 mijë pagesa chek up që s’ishin kryer fare, e kam denoncuar në Prokurorinë e Përgjithshme që më 2016, e kam kallëzuar përsëri në SPAK kur u krijua dhe me insistimin tim e të opozitës, unë do vijoj ta denoncoj për një nga aferat më abuzive e korruptive në shëndetësi. Bëhet fjalë për Vilma Nushi që dëshmon një nga modelet se si shëndetësia vihet në dispozivion të sponsorëve të Ramës. Koncension që ka abuzime në çdo hap të tij. Edhe pse s’më lanë të jap provat që kam, prokurori kërkoi ndërprerjëen e  seancës.

Jam sot këtu për të dëshmuar kush është shëndetësia false që Rama premtoi më 2013. Një nga provat që dëshmon abuzimin marramëndës të kontratës së checkup, Vilma Nushi kishte në kontratë për të ndërtuar 20 laboratorë me akses publik, për të bërë analizat. Jo vetëm, që s’ka bërë 20 Vilma Nushi, por 3 i ka bërë në pronën e saj private dhe pjesën më të madhe 10 prej tyre i ka nënkrontratuar. Ka shkelur kontratën.

Nushi i përdor këto laboratore si prestanome, 50 mijë lekë të vjetra dhe thotë për çdo analizë do të jap 600 lekë pa Tvsh, me Tvsh do të jap 740 lekë. Janë bërë 3.9 mln analiza, me pagesë analizash, shteti i paguan 4,3 mld lekë. Do vijoj herën tjetër për në datën 24 prill. Sot që flasim se afati i checkup ka përfunduar në mes të janarit dhe Nushi paguhet edhe pse s’ka amendim kontrate. Kemi kallëzuar edhe Nushin, Manastirliun, Ramën e Beqajn, më 11 maj kjo merr fund, marrin fund koncensionet abuzive e korruptive. Çdo para e abuzuar nga ata do t’i kthehet qtetarëve shqiptarë./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: