
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është paraqtur sot në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës me biznesmenen Vilma Nushi, e cila e ka denoncuar ligjvënësen për shpifje.
Në seancën e parë të mbajtur më 26 shkurt, nuk pati pajtim mes palëve, ndërsa Vokshi u shpreh se do i shkonte çështjes deri në fund duke pretenduar se Nushi ka përfituar 20 milionë euro nga keqpërdorimi i koncesioneve të Sterilizimit dhe Check Up në Shëndetësi.
Vitin e kaluar, për hetimin e shkeljeve të koncesioneve të bëra në Shëndetësi u mbajtën disa seanca ku dhanë dëshmi disa persona të përfshirë zyrtarë dh eish-zyrtarë, mes të cilëve edh eish-ministri Ilir Beqaj. Ndërsa Nushi nuk u paraqit për të dëshmi, pavarësisht kërkesës së bërë nga demokratët të cilët pretendonin se biznesmenia nuk ka ofruar shërbim me kompanitë e saj pavarësisht marrëveshjes për koncesion. Versus.al








