AKTUALITET /

15 vjeçari ndërroi jetë pas goditjeve me thikë, familjarët denoncojnë kushtet e spitalit: Gjatë operacionit në Durrës ikën dritat

Shkruar nga Versus

15 vjeçari ndërroi jetë pas goditjeve me thikë,

Familjarët e 15 vjeçarit Erjon Boba që ndërroi jetë pasditen e djeshme në QSUNT, kanë denoncuar se trajtimi fillestar në Spitalin Rajonal Durrës u zhvillua në kushte jo të mira për mjekim.

Menjëherë pas plagosjes me thikë, Erjoni iu nënshtrua operacionit, por gjatë procesit u ndërpre energjia elektrike dhe si pasojë të miturin e dërguan me urgjencë në QSUNT, për mjekim nga mjekë të specializuar dhe ndërhyrje të menjëhershme sepse thika kishte arritur ti prekte zemrën.

“Në spitalin e Durrësit, turp i Zotit, iknin dritat, prandaj e çuan në Tiranë urgjent. Gjendja e djalit u përkeqësua, sepse e kemi mik shtëpie dhe jemi në dijeni të çdo gjëje”, tregoi një i afërm i familjes Boba.

Sipas familjarëve, mjekët bënë të pamundurën, por kushtet e spitalit të Durrësit ishin skandaloze.

“Po. Kjo ka ndodhur vërtet. Si në mesjetë. Operim pa drita, por çdokush do të mbulojë diçka, që nga vrasësit, policia, spitali, media, të gjithë gënjejnë se nuk kanë qenë aty. Për 5 ditë, askush. Mjekët aty janë munduar, por kushtet janë fatale, as ashensor nuk kishte për emergjencat”, tha halla e të ndjerit.

15 vjeçari u godit disa herë me thikë nga një 14 vjeçar jashtë ambienteve të shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, pas një debati për komentet në rrjetet sociale.

Poll