AKTUALITET /

“Djali im s’kishte lidhje me sherrin, punonte e shkonte në shkollë”, babai i 15 vjeçarit të vr*rë: Dua drejtësi

Ai tha se familja e autorit e kishte kontaktuar për t'i thënë se ngjarja kishte ndodhur për shkak të gjaknxehtësisë.

Shkruar nga Versus
“Djali im s’kishte lidhje me sherrin, punonte e shkonte në
Babai i 15 vjeçarit të vrarë

Adem Boba, babai i 15 vjeçarit i cili u vra me thikë nga një 14 vjeçar në Durrës, ka folur për mediat pasi i biri ndërroi jetë pas 10 ditëve në gjendje kome. Ai tha se djali i tij përveçse shkonte në shkollë edhe punonte, ndërsa mohon që ai të ketë patur lidhje me sherrin.

Sipas babait të të miturit, ky i fundit ka ndërhyrë për t’i ndarë personat që po ziheshin, por në atë moment është goditur me thikë.

“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat. Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. E kam marrë vesh nga një shko i djalit pasi ka ndodhur ngjarja. Djali është në gjendje shumë të rëndë. Ai ka ndërhyrë për t’i ndarë por ka marrë thika”- tha ai.

Ai tha se një grua mund të ketë më shumë dijeni për ngjarjen pasi ka qenë e pranishme, ndërsa sa u takon familjarëve të autorit, Adem Boba theksoi se nëse djali i tij do të kishte shpëtuar e kishte menduar që t’ua falte ngjarjen. Por në këto kushte kërkoi drejtësi nga autoritetet duke shtuar se nuk është i sigurt sesi mund të veprojë në vazhdim sa i takon marrëdhënieve me familjarët e autorit.

“Një grua me sa kam dëgjuar dëshmitare okulare mund të dijë më shumë. Aty mund të ketë qenë 6-7 çuna përfshirë të dyja palë. Ndërsa prindërit kanë thënë që ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Por dua të bëhet njëherë djali mirë dhe gjërat e tjera mund të sqarohen më pas. E kisha bërë edhe një si marrëveshje që nëse shpëtonte çuni, do t’i falja…Por tani gjërat ndryshojnë sepse edhe vet nuk jam i sigurtë se çfarë do ndodhi, por do ja lej kohës…Por pres të funksionojë ligji, dua çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë…Ne shkuam për një jetë më të mirë…Rrija me qera. Ndërsa vitet që kam qenë në Bulqizë punoja në minierë”, ka thënë ai ndër të tjera. Versus.al

Poll