AKTUALITET /

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, lihen në burg ish-ortaku dhe roja i karburantit që pa krimin

Për ekzekutimin, vijojnë të jenë në kërkim dy prej të dyshuarve si të përfshirë në vrasje, ndërsa ekzekutuesi dyshohet se ka qenë Nevzat Spaho.

Shkruar nga Versus
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, lihen në burg ish-ortaku dhe roja i
Ish-ortaku Xhino Ago (i dyshuar si organizator) dhe viktima Edmond Mëhalla

Elbasan- Gjykata ka lënë në burg Xhino Agon dhe Kujtim Pishën, dy prej të arrestuarve lidhur me atentatin e mbrëmjes së 30 nëntorit ku mbeti i vrarë biznesmeni Edmond Mëhalla.

Ago, ish-ortak me të ndjerin dyshohet se ka patur mosmarrëveshje në biznes dhe për shkak të kësaj, ka siguruar kushtet për autorët që kryen vrasjen. Ndërsa Kujtim Pisha, është roja i karburantit “Xhaxhi Oil” që është nën pronësinë e biznesmenit të vrarë. Pisha akuzohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës duke mos dhënë dëshmi për vrasjen e ndodhur.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Ndërsa prokuroria ka depozituar një kërkesë të veçantë për masë sigurie për të arrestuarin Nevzat Spaho i cili dyshohet se ka qenë ekzekutori i biznesmenit. Pritet që gjyqi ndaj tij të zhvillohet gjatë fundjavës.

Në kërkim janë edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohen si pjesëmarrës në atentat, Marsel Arani e Armando Kola. Versus.al

Poll