AKTUALITET /

15 vjeçari në Vlorë hakeron sistemet shtetërore, policia e zbulon pas 1 muaji! I mituri i spektrit autik: E bëra për kuriozitet

Sipas policisë, i mituri nuk ka vjedhur të dhëna nga sistemet kompjuterike shtetërore.

Shkruar nga Versus
15 vjeçari në Vlorë hakeron sistemet shtetërore, policia e
Fotoilustrim

Një muaj hetime u janë dashur policisë së Vlorës për të zbuluar se një 15 vjeçar kishte ndërhyrë në të dhënat e disa institucioneve shtetërore.

I mituri i spektrit autik dyshohet se gjatë muajit mars të këtij viti, kishte arritur të hakeronte të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, si email-e dhe faqe zyrtare interneti. 

Ky hakerim ka shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore. Ndërsa deri më tani, policia bën me dije se nuk ka rezultuar të ketë patur vjedhje të dhënash apo dokumentesh konfidenciale në sistemet ku ka ndërhyrë. 

15 vjeçari në Vlorë hakeron sistemet shtetërore, policia e
Pajisjet teknologjike të përdorura nga i mituri

Ndërsa mësohet se 15 vjeçari kishte tentuar të hakeronte edhe faqen e Kuvendit, por nuk ia kishte arritur. I pyetur në polici për arsyen e një akti të tillë, i mituri kishte deklaruar se thjesht "kishte kuriozitet"

Për 15 vjeçarin nisi hetimi në gjendje të lirë, ndërkohë që gjatë operacionit “The Accountant”, policia sekuestroi 5 laptopë, 6 celularë dhe 1 dron, mjete që dyshohet se janë përdorur nga i mituri për të kryer hakerimin.

Grupi hetimor po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky është rasti i dytë i hakerimit brenda pak ditëve pas njoftimi të SPAK dje ku u bë me dije se 2 persona janë arrestuar për hakerimin e email-eve të prokurorëve të posaçëm dhe shpërndarjen e materialeve tek persona të tjerë. Versus.al

Tags:

hakerim vlore

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: