18 persona janë vënë në pranga pas një operacion antidrogë është ndërmarrë në Kavajë nga drejtoria e policisë së Durrësit dhe Komisariatit të Kavajës. Uniformat blu kanë janë ekzekutuar 18 masa sigurie të firmosura me vendim gjykate.
Sipas informacioneve paraprake, aksioni ka të bëjë me arrestimin e shpërndarësve të narkotikëve në lokale, pranë shkollave të Kavajës e Durrësit.
Në këtë operacion mësohet se kanë marrë pjesë forcat operacionale dhe ato Shqiponja, të cilat kanë "krehur" zonat të gjera të cilat dyshohet se përdoren si baza nga narkotrafikantët e shpërndarësit e narkotikëve.








