AKTUALITET /

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës dalin në protestë: Kemi dy muaj pa marrë rrogën! Na kërcënojnë me vendin e punës, por s'kemi kontrata

Punonjëset shprehen se kanë kërkuar disa herë një takim me drejtuesen e spitalit si dhe me përfaqësuesit e firmës private që menaxhon shërbimin e pastrimit, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas tyre, jo vetëm që nuk janë paguar, por as nuk janë pajisur me kontrata pune.

Shkruar nga Versus

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës dalin në

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë kanë dalë në protestë për shkak të mosmarrjes së pagës prej dy muajsh. Ato paralajmërojnë se, në mungesë të një zgjidhjeje, janë të detyruara të ndërpresin punën dhe të ndërmarrin hapa të mëtejshëm.

Punonjëset shprehen se kanë kërkuar disa herë një takim me drejtuesen e spitalit si dhe me përfaqësuesit e firmës private që menaxhon shërbimin e pastrimit, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas tyre, jo vetëm që nuk janë paguar, por as nuk janë pajisur me kontrata pune.

"Jemi kryefamiljare, mbajmë familjet tona. Disa prej nesh kemi mbi 40 vite punë në këtë institucion, dhe trajtohemi në mënyrë të papranueshme", – thotë njëra nga protestueset.

Ndërkohë, sanitaret pohojnë se janë kërcënuar edhe nga administrata e spitalit me largim nga puna në rast se vijojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. /Versus.al/

Tags:

vlore page

Poll