
Policia ka zbuluar një shtëpi bari në qytetin e Sarandës. Operacioni u krye sot në lagjen nr. 2, në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”.
Raportohet se një apartament ishte përshtatur për kultivimin e brendshëm të bimëve narkotike.
Dyshohet se pas aktivitetit të paligjshëm fshihet i njëjti grup që ka lidhje edhe me një tjetër “shtëpi bari” të zbuluar mbrëmjen e 10 janarit në lagjen nr.1, në rrugën “Butrinti”, ku u arrestua një person dhe një tjetër u shpall në kërkim./Versus.al

