
Në Real Madrid nuk ka qetësi sa i takon situatës së marrëdhënieve që kanë lojtarët me klubin apo tifozët. Së fundmi, Gazeta “sport” ka raportuar se një prej sulmuesve kryesorë, Vinicius Jr po mendon seriozisht largimin nga klubi pas prishjes së plotë të raportit me tifozët e “Santiago Bernabeu”.
Gjatë ndeshjes ndaj Levantes të shtunën, Vinicius u përball me një vërshim fishkëllimash që nga momenti i nxehjes.
Pas humbjeve të njëpasnjëshme nga Barcelona dhe Albacete në Kupë, atmosfera në “Bernabeu” ishte e tensionuar, por trajtimi ndaj brazilianit ishte dukshëm më i ashpër se ndaj figurave të tjera si Jude Bellingham apo Fede Valverde.
Sipas mediave katalanase, Vinicius ka thënë në rrethin e tij të afërt: “Nuk do të luaj aty ku nuk më duan”.
“Sport” raporton se 17 janari ishte dita kur “Real Madridi dhe tifozët u ndanë përfundimisht me Vinicius”, duke e çuar marrëdhënien në pikën më të ulët historike. Versus.al

